Sot (03.06.20), në ‘Ditën Botërore të Biçikletës’, do të organizohet edhe një webinar, që ka për qëllim promovimin e transportit të qëndrueshëm dhe miqësor me ambientin, e fjala është për biçikletën. Temë diskutimi do të jetë ‘Çiklizmi në Prishtinë’ si dhe ndërmarrja e hapave konkretë nga ana e komunës së Prishtinës drejt ‘Përmirësimit të rrjetit rrugor çiklistik dhe rritjes së sigurisë së çiklistëve në trafik’. Gjithashtu në diskutim do të marrin pjesë panelist që njëherish janë edhe çiklistë, të cilët do t’i shpalosin përvojat e tyre si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen çdo ditë në rrugët e Prishtinës.
Regjistrimi për këtë webinar është falas dhe fillon prej orës 17:00, ndërsa vegëza për regjistrim është e shënuar më poshtë lajmit: https://attendee.gotowebinar.com/register/6942067235858946576