Me temën “Trajtimi Institucional i Rasteve të Dhunës në Familje”, sot (20.06.19), në hotel Emerald, nga ora 09:30 deri në orën 15:00 do të mbahet Konferenca që trajton dhunën në familje.
Konferenca në fjalë synon të ofroj një mundësi për shpalosjen e përkushtimit institucional për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, ndërsa qëllimi i saj është shkëmbimi mes palëve kyçe, për të arritur deri tek identifikimi i mundësive për ofrimin e një mbrojtjeje efikase institucionale dhe formulimin e rekomandimeve për të ardhmen.
Kjo konferencë do të mundësoj komunikim mes institucioneve kyçe dhe shoqërisë civile, me qëllim të krijimit të një bashkëpunimi frytdhënës për adresimin e kësaj çështjeje.