Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK ) sot (20.06.19), duke filluar nga ora 11:00, në Hotel Sirius, organizon tryezën e radhës me temën “Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike”, duke përfshirë gazetarë të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë.
Gjatë tryezës do të prezantohen pesë temat e gazetarëve të përzgjedhur nga AGK, të cilat lidhen me problemet dhe sfidat e përbashkëta të grupeve të ndryshme etnike në Kosovë dhe mundësinë e zgjidhjes së këtyre problemeve, brenda kornizës së gazetarisë së fokusuar në zgjidhje (Solutions-Focused Journalism). Të gjitha temat janë fokusuar në trajtimin e asaj se çfarë është ndërmarrë në zgjidhjen e një problemi/sfide të caktuar, jo vetëm në raportimin e problemit në fjalë.
Tryeza në fjalë zhvillohet në kuadër të projektit “Shtëpia ime, të drejtat e mia” (“My home, My Rights”), mbështetur edhe nga UNMIK-u.