Data e sotme, 30 gushti, i është ndarë shënimit të “Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Forcë”. Në këtë ditë, shoqëritë nga e gjithë bota kujtojnë dhe shprehin solidaritetin ndaj atyre që janë zhdukur me force dhe shprehin mbështetje për familjet e viktimave që janë përballur me tragjedi të tilla.
“Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve me Forcë” shënohet qysh nga viti 1981, kur u shënuan edhe nismat e para të familjarëve dhe organizatave për personat e zhdukur me forcë në çfarëdo rrethane, për të kujtuar viktimat dhe mbështetur familjarët.
Që nga ajo kohë, kjo ditë është shndërruar në një ditë simbolike e përkujtimit dhe ndërgjegjësimi për sfidat e të zhdukurve me forcë dhe për të ndihmuar në zbulimin e fatit të tyre. “Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve me Forcë” është një mundësi për të ngritur zërin dhe për të nxitur autoritetet përgjegjëse që zbulojnë krimet dhe të ndëshkojnë përgjegjësit.
Ndërsa shënojmë “Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Forcë”, është thelbësore të reflektojmë mbi pasojat e këtij akti barbar dhe të mbështesim përpjekjet për të garantuar se histori të tilla të trishta të mos përsëriten askund. Kujtimi dhe ndërgjegjësimi janë hapat e parë drejt drejtësisë dhe drejt një botë ku nuk ka vend për zhdukje të padëshiruara dhe padrejtësi të pafundme.