Çdo vit më 7 prill, bota shënon ‘Ditën Botërore të Shëndetit’, një iniciativë e udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të rritur ndërgjegjësimin mbi çështjet kryesore shëndetësore globale.
Këtë vit, fokusi është vendosur te përmirësimi i qasjes në shërbime cilësore shëndetësore dhe forcimi i sistemeve publike, veçanërisht në vendet në zhvillim.
Përmes fushatave informuese dhe aktiviteteve ndërkombëtare, synohet të nxitet bashkëpunimi midis qeverive, institucioneve dhe qytetarëve për të garantuar një jetë më të shëndetshme për të gjithë. Ekspertët theksojnë se investimi në shëndetësi mbetet një nga faktorët kyç për zhvillim të qëndrueshëm dhe përballimin e sfidave të ardhshme globale.
Organizata Botërore e Shëndetësisë u bën thirrje akterëve gjegjës të rrisin investimet në sistemet shëndetësore dhe të sigurojnë që shërbimet bazë të jenë të qasshme për të gjithë, pa dallim. Fushatat e këtij viti synojnë gjithashtu të nxisin qytetarët të kujdesen më shumë për shëndetin e tyre përmes stilit të jetesës së shëndetshme, duke përfshirë ushqimin e balancuar, aktivitete fizike dhe kontrolle të rregullta mjekësore.







