– Sot feston ditëlindjen këngëtarja dhe kantautorja britanike, Anne Marie. Ajo fitoi famë ndërkombëtare kur arriti vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2016 me këngën Rockabye, në bashkëpunim me Clean Bandit dhe Sean Paul.
– Në këtë datë, të vitit 1973, Diana Ross filloi një periudhë dy-javore në vendin e parë në tabelën e albumeve në SHBA me “Lady Sings The Blues”.
– Më 7 prill, të vitit 1978, pop/rock grupi The Police, publikuan këngën ‘Roxane’. Radio BBC refuzoi ta transmetojë këtë këngë, për shkak të tekstit të këngës që konsiderohej të ishte eksplicit, ndërsa kënga po bëhej hit në SHBA.
– Më 7 prill, të vitit 2008, Bob Dylan merr çmim nderi ‘Pulitzer’ për “ndikimin e tij të thellë në muzikë dhe kulturën amerikane”. Ai është artisti i parë i zhanrit Rock, që fitoi këtë çmimin.







