Sot, më 21 maj, kudo në botë shënohet ‘Dita Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim’, e cila nxjerr në pah pasurinë e kulturave të botës, nxit dialogun ndërkulturor dhe ndihmon që të gjithë anëtarët e shoqërisë të përfitojnë nga zhvillimi i qëndrueshëm.
Që prej nëntorit të vitit 2001, ‘21 Maji’ festohet si ‘Dita ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor’, e shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, me miratimin e Deklaratës Universale për këtë tregues.
Kjo ditë shërben promovimin e paqes, stabilitetit, zhvillimit si dhe për të kapërcyer hendekun midis kulturave, meqë për të jetuar së bashku në harmoni me njerëzit në të gjithë botën, ne duhet të kuptojnë rëndësinë e diversitetit kulturor.