Data e sotme, 13 janar, i është ndarë shënimit të “Ditës së Radios Publike”. Kjo ditë nderon transmetimin e parë publik radiofonik dhe përqendrohet në vlerat që radio publike ka sjellë për shoqërinë tonë. Transmetimi i parë publik radiofonik, ndodhi më 13 janar të vitit 1910, kur në Metropolitan Opera të Nju Jork-ut, u transmetua një performancë e drejtpërdrejtë përmes valëve radiofonike. Edhe pse cilësia e audios nuk ishte ideale, ky ishte një hap revolucionar që ndryshoi mënyrën se si njerëzit lidhen me lajmet, artin dhe informacionin. Radioja publike, vazhdon të jetë një burim jetik i informacionit për miliona njerëz. Në shumë vende, ajo përdoret për të mësuar fëmijët në zona të largëta, për të promovuar letërsinë, muzikën klasike dhe për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet globale.
Në një botë të mbushur me burime të ndryshme informacioni, radio publike qëndron si një zë i besueshëm që lidh komunitetet dhe ofron njohuri të vlefshme për të gjithë. Sot, le ta festojmë këtë ditë duke njohur ndikimin e radios publike dhe duke reflektuar mbi rolin që ajo ka luajtur dhe vazhdon ta luaj në jetën tonë të përditshme!