11 Fan klube të skuadrave si : Arsenal, Chelsea, Manchester United, Roma, Inter Milan, Juventus, Real Madrid, Barcelona dhe Bayern Munich, do të ndeshen mes vete, sot (06.07.2019), në Sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, në ora 19:00.
Organizatorja Aida Gashi, në një prononcim për Radio Kfor-in, ofroi më shumë të dhëna rreth këtij turniri:
“Sot dhe nesër, do të ndeshen 11 fan klube, ndërsa nesër do të mbahet nata finale e këtij turneu, prandaj ftoj të gjithë dashamirët e futbollit që të vijnë dhe të shohin nga afër këtë ngjarje të veçantë sportive”, ka thënë mes tjerash organizatorja Gashi.
Përmes këtij turneu, fansat e ekipeve përkatëse, përveç argëtimit që do ta përjetojnë, poashtu do tu duket sikur po ndjekin lojën e futbollistëtëve të ekipeve që ata i admirojnë.