Sot, e gjithë bota është gati për një nga ngjarjet më të pritura në sport – Lojërat Olimpike Verore 2024. Ceremonia zyrtare e hapjes do të zhvillohet sot (26 korrik), në Paris prej orës 19:30 dhe pritet të jetë një spektakël madhështor që do të mbledhë sportistë, tifozë dhe personalitete nga e gjithë bota.
Atletët më të mirë nga mbi 200 vende do të konkurrojnë për medalje të arta, të argjendta dhe të bronzta, duke përfaqësuar me krenari vendet e tyre.
Ceremonia e hapjes do të jetë një festë e diversitetit kulturor dhe shpirtit olimpik, duke përfshirë performanca artistike, muzikë dhe një paradë të kombeve pjesëmarrëse. Organizatorët kanë premtuar një spektakël të paprecedentë që do të mahnit audiencën në mbarë botën.
Mos humbisni këtë ngjarje historike që do të shënojë fillimin e Lojërave Olimpike Verore 2024, ku do të sjellë së bashku njerëzit për të festuar paqen dhe miqësinë përmes sportit.
Për më shumë informacione dhe për të ndjekur ngjarjet e fundit, vizitoni faqen zyrtare të Lojërave Olimpike Verore 2024.







