– Më 26 korrik, të vitit 2023, ndërroi jetë këngëtarja dhe aktivistja irlandeze Sinéad O’Connor, në moshën 56-vjeçare. Sinéad O’Connor ishte më e njohur për këngën e saj “Nothing Compares 2 U”, e cila u publikua në vitin 1990 dhe kryesoi top listat muzikore në mbarë botën.
– Në këtë datë, por të vitit 1980, The Rolling Stones filluan një seri shtatë javore, duke qëndruar në vendin e parë në tabelën e albumeve amerikane me ‘Emotional Rescue’.
– Më 26 korrik, të vitit 2006, kitara me të cilën i mësoi akordet e para Sir Paul McCartney, në një ankand në “Abbey Road Studios” të Londrës, arriti që të shitet për 330 mijë funte. Kitara akustike “Rex”, e ndihmoi McCartney-n të bindte John Lennon, që të bashkohej me grupin e tij, The Quarrymen, në vitin 1957.







