“Dita Globale e Familjes”, festohet çdo vit më 1 janar dhe ka për qëllim të promovojë rëndësinë e familjes si një njësi themelore e shoqërisë, të inkurajojë bashkëpunimin e harmoninë ndërmjet anëtarëve të familjes, komunitetit si dhe kulturave të ndryshme. Kjo ditë është një mundësi për të reflektuar mbi vlerat dhe rolin që luajnë familjet në shoqëri si dhe për të theksuar rëndësinë e ndihmës dhe mbështetjes së njëri-tjetrit.
Gjithashtu, dita e sotme promovon lidhjet e ngushta dhe mbështetjen e ndërsjellë brenda familjes dhe komunitetit, inkurajon lidhjet ndërkombëtare dhe harmoninë mes familjeve nga kultura dhe etni të ndryshme, duke promovuar mirëkuptimin dhe paqe.
“Dita Globale e Familjes” thekson vlerat universale të dashurisë, mbështetjes dhe përkujdesjes që duhet të ndahen brenda çdo familjeje.







