“Dita Botërore e Paqes” festohet çdo vit më 1 janar, e iniciua nga Papa Gjon Pali i VI, me qëllim të promovimit të paqes në të gjithë botën.
Qëllimet kryesore të kësaj dite, janë: nxitja e paqes globale, ndërgjegjësimi për drejtësinë e solidaritetin, lidhja me parimet shpirtërore e morale si dhe inkurajimi i etikës dhe vlerave që promovojnë harmoni e respekt për dinjitetin njerëzor.
Çdo vit, Papa zgjedh një temë për “Ditën Botërore të Paqes” dhe jep një mesazh, jo vetëm për komunitetin katolik, por për mbarë botën. Lutja e këtij viti është “Na fal fajet tona, na jep paqen tënde”. Përtej përmasës fetare, kjo ditë nxit reflektimin mbi rolin që secili prej nesh mund të luajë në ndërtimin e një bote më paqësore dhe më të drejtë për të gjithë.







