Sot, kujtojmë që miqësia nuk është vetëm një ndjenjë, është një angazhim, një mbështetje e ndërsjellë dhe një zgjedhje për të qenë aty kur dikush ka më shumë nevojë.
30 korriku i çdo viti, shënon “Ditën Ndërkombëtare të Miqësisë”, një ditë kjo e cila synon të vë në pah rëndësinë e miqësisë në ndërtimin e themeleve të paqes, mirëkuptimit dhe solidaritetit mes njerëzve dhe kombeve. E shpallur nga Kombet e Bashkuara në vitin 2011, “Dita Ndërkombëtare e Miqësisë” nuk është vetëm një mundësi për të falënderuar miqtë, por një thirrje për të ndërtuar ura miqësie edhe përtej kufijve, kulturave dhe besimeve.
Prandaj sot, falënderoni ata që janë aty për ty, në të gjitha rrethanat.







