Çdo vit me datën 14 gusht, shënohet ‘Dita Botërore e Kaligrafisë’. Kjo datë është krijuar për t’i kujtuar të gjithëve rëndësinë e dorëshkrimit, e harruar pothuajse krejtësisht në këtë kohë, për shkak të teknologjisë dhe komunikimit digjital.
Fjala “kaligrafi” e ka origjinën në shekullin e 17-të dhe vjen nga greqishtja “kalligraphos”, që do të thotë “Person që shkruan bukur”.
Grafologjia është shkenca që merret me studimin e dorëshkrimit dhe sado që duket befasuese, mënyra se si ne shkruajmë na tregon për personalitetin, karakterin dhe aftësinë tonë në shkrim. Kjo do të thotë se mënyra se si ne shkruajmë, mund të na përcaktoj edhe diagnoza të ndryshme mjekësore për shëndetin tonë, kryesisht emocional.
Prandaj, për të mos harruar dorëshkrimin dhe për të praktikuar bukurshkrimin, sot mund ti shkruani një letër dikujt, duke i kujtuar rëndësinë e këtij arti të bukur dhe unik tek secili njeri.







