Nga data 6 deri më 11 shtator, në qytetin e muzikës po vjen edicioni i gjashtë i festivalit “Mitrovica Guitar Days”.
Do të jetë një javë e mbushur me muzikë, kulturë, master-klasa dhe kitaristë, me muzikantë nga nga Italia, Spanja, Sllovenia, Kroacia, Japonia dhe nga vendi. Pavarësisht nëse jeni vetëm një entuziast i muzikës ose thjesht kërkoni argëtim fantastik, në festivalin “Mitrovica Guitar Days”, ka diçka për të gjithë.
Festivali fillon më 6 shtator nga ora 19:00, në Muzeun e Mitrovicës, ndërsa do të mbyllet më 11 shtator, në orën 22:00.







