‘Dita Botërore e Qumështit të Bimëve’ është një festë ndërkombëtare që kremton alternativat me bazë bimore qumështin.
Çdo ditë e më shumë, njerëzit po heqin dorë nga përdorimi i produkteve të qumështit dhe po i zëvendësojnë ato me alternativa bimore. Arsyeja kryesore e zëvendësimit të qumështit të lopës me llojet të tjera të qumështit të bimëve, janë jo toleranca ndaj laktozës dhe alergjive ndaj proteinave që ndodhen në qumështin e lopës.
Qumështi i bajameve është vërtetuar shkencërisht, që është zëvendësim i shkëlqyeshëm i qumështit të lopës për personat të cilët për arsye të caktuara shëndetësore nuk mund ta konsumojnë. Në krahasim me qumështin e lopës, qumështi i bajameve ka më pak yndyrë.
Ndërsa qumështi i sojës, është zëvendësimi më i shpeshtë i qumështi të lopës, por mund ta pinë edhe personat alergjik ndaj glutenit.