Prishtina këtë fundjavë do të jetë nikoqire e ‘Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë – Fotoist’, që pritet të filloj me datën 25.08.23, në orën 19:00, në Sheshin Zahir Pajaziti. Aktivitetet do të zgjasin deri më datën 29 gusht dhe do të zënë vend në hapësirat publike, si në: Muzeun Kombëtar, Bibliotekën Kombëtare, Kino Armata, Galerinë Kombëtare dhe Galerinë Qahili. Gjatë kësaj periudhe do të ketë: 7 ligjërata, 7 ekspozita, debat paneli, shfaqje filmash, biseda mes artistësh, foto sesione dhe promovim libri.
Kino Armata sonte (22.08.23), do të shfaq krijimtarinë filmike të regjisorit Walter Ruttmann. Ndër filmat që do të shfaqen prej orës 19:00 deri në orën 21:00, janë: Opus i vitit 1921, Der sieger (1922), Das wunder (1922), Opus II (1923), Opus III (1924), Opus IV (1925), Das Wiedrgefundene Paradies (1925), Der aufstieg (1926), Spiel der wellen (1926), do të lëshohen në loop. Të gjithë të interesuarit mund të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje, falas.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kuadër të agjendës së ‘Muajit të Rinisë 2023’, po e organizon Panairin e Rinisë në bashkëpunim me UNICEF në Kosovë. Mbi 50 të rinj kreativ do të ekspozojnë krijimtaritë e tyre në fushën e artit pamor dhe digjital, artizanale të ndryshme dhe punëdore, teknologji dhe robotikë, publikime dhe letërsi si dhe fusha të tjera që reflektojnë punën dhe angazhimin e tyre. Panairi do të jetë i hapur me datën 25 gusht, në Pallatin e Rinisë nga ora 11:00 deri 15:00.