Emri i vërtetë i Shën Patrikut, ishte Maewyin Succat dhe ai thuhet se jetoi midis viteve 385 e 461 dhe ishte me origjinë skoceze. Imazhi më ikonik i shenjtorit i referohet një prej mrekullive legjendare të Patrikut, në të cilën thuhet se ai është lutur që të largonte përgjithmonë nga Irlanda të gjithë gjarpërinjtë dhe sot, atje nuk mund të gjesh asnjë gjarpër. Por arsyeja mund të mos jetë shenjtori i tyre mbrojtës, por më shumë një shkencë.
Irlanda, së bashku me Zelandën e Re, Islandën, Grenlandën dhe Antarktidën janë të vetmet vende në botë, ku një person me ofidiofobi (frika nga gjarpërinjtë) mund të shëtitë ngado pa pasur frikë nga ta. Të jeni të sigurt se në këto 5 vende nuk do të gjeni asnjë gjarpër. ‘Dita e Shën Patrikut’, festohet në shumë vende më 17 mars, zakonisht me parada, ku të gjithë vishen me ngjyrë të gjelbër/jeshile dhe vendosin tërfil me katër fletë, që është simbol i kësaj feste.
Sipas historisë, veshja e traditës së gjelbër daton në një histori të shkruar për Shën Patrikun, në vitin 1726, e cila shkruan se Shën Patriku, vishej me veshje jeshile.