Data e sotme 9 Maj, i dedikohet “Ditës së Evropës”, për të kremtuar paqen dhe unitetin në Evropë. Mirëpo, ky është viti i dytë që ne po e festojmë ‘Ditën e Evropës’, në kohën e korona virusit. Për shkak të kufizimeve të vazhdueshme, për fat të keq për të festuar këtë ditë, nuk do të ketë veprimtari të dyerve të hapura në Bruksel.
Sot, festojmë 72 vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës – organizata ndërkombëtare kryesore e kontinentit tonë, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit.