Në një përballje emocionuese, Holanda dhe Anglia do të ndeshen në gjysmëfinalen e Euro 2024 këtë të mërkurë, më 10 korrik, nga ora 21:00. Të dyja skuadrat kanë treguar një formë të shkëlqyer gjatë turneut dhe janë të gatshme të japin maksimumin për të siguruar një vend në finalen e madhe.
Holanda dhe Anglia kanë pasur një rrugëtim interesant duke mos prodhuar lojë të mirë, por janë treguar vendimtar në rastet e tyre për gol duke bërë që të kualifikohen deri në gjysmëfinale.
Anglia në raundin e 16-të mposhti Sllovakinë në vazhdime ndërsa në çerekfinale eliminoi Zvicrën me penalti, pasi 120 minutat u mbyllën me rezultat 1-1.
Në anën tjetër, Holanda pas vështirësive në fazën e grupeve ku u kualifikua nga vendi i tretë, deri në këtë fazë ka mposhtur Rumaninë me rezultat të pastër 3-0 dhe Turqinë me rezultat 2-1.
Ndeshja pritet të jetë një përballje e ashpër dhe plot tension, me të dyja skuadrat që synojnë të sigurojnë një vend në finalen e Euro 2024. Tifozët e futbollit nga e gjithë bota do të jenë të ngulitur para ekraneve të tyre për të ndjekur këtë spektakël të vërtetë futbollistik.







