Çdo vit me datën 10 korrik, shënohet ‘Dita Globale e Pavarësisë Energjetike’ e cila ka për qëllim të nxis ndërgjegjësimin për format alternative të burimeve të energjisë. Synim i kësaj dite është zhvendosja e burimeve të qëndrueshme të energjisë, siç janë dielli, era, hidrocentralet dhe të tjera e që janë të rinovueshme dhe miqësore me mjedisin.
Një ditë e tillë mund të simbolizojë një arritje të rëndësishme në reduktimin e emetimeve të karbonit, luftimin e ndryshimeve klimatike dhe sigurimin energjetik për të gjitha kombet. Aktualisht, përpjekjet drejt pavarësisë globale energjetike mbetet një objektiv vendimtar për qëndrueshmërinë e së ardhmes të planetit tonë.







