‘Dita Ndërkombëtare e Dritës’, shënohet për të vlerësuar rolin që luan drita në shkencë, kulturë, art, arsim dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe në fusha të ndryshme si në mjekësi, komunikim dhe energji.
Kjo ditë festohet çdo vit, në datën e sotme, 16 maj, në përvjetorin e operacionit të parë të suksesshëm të përdorimit të laserit, i realizuar në vitin 1960, nga fizikani dhe inxhinieri, Theodore Maiman.
Mesazhi i ‘Ditës Ndërkombëtare të Dritës’, për këtë vit është ‘Beso në shkencë’ dhe inkurajon njerëzit të mbështesin zbulimet shkencore.