Çdo vit më 15 prill, bota kremton ‘Ditën Botërore të Artit’, një ditë që nderon krijimtarinë, lirinë artistike dhe fuqinë e artit për të bashkuar njerëzit përtej kufijve dhe kulturave.
Kjo ditë është caktuar nga UNESCO dhe festohet në nder të lindjes së Leonardo da Vinçit, një prej figurave më të shquara të artit, shkencës dhe mendimit njerëzor. Da Vinçi simbolizon shpirtin e pandalshëm krijues dhe lidhjen e thellë mes artit dhe shkencës.
‘Dita e Artit’ synon të promovojë rëndësinë e artit në jetën e përditshme si mjet për të stimuluar ndërgjegjësimin kulturor, edukimin, paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Nga ekspozitat e pikturës, performancat muzikore e deri te projektet komunitare, qytetet në mbarë botën shndërrohen në skena krijimtarie dhe reflektimi.
Në Kosovë, gjithnjë e më shumë artistë dhe institucione kulturore e shfrytëzojnë këtë ditë, për të ndarë punën e tyre dhe për të afruar publikun me forma të ndryshme arti.