Gjigandi teknologjik ‘Facebook’ është krijuar me 4 shkurt të vitit 2004, duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën e komunikimit në botë. Ky rrjet social u themelua nga Mark Zuckerberg, së bashku me shokët e tij Eduardo Saverin, Andrew McCollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes gjatë studimeve në ‘Universitetin Harvard’, dukë bërë një nga zbulimet më të mëdha teknologjike të ditëve tona.
Fillimisht ky rrjet social ishte emërtuar ‘The Facebook’, duke qenë i disponueshëm vetëm për studentët e ‘Universitetit Harvard’, për të kaluar pritshmëritë e sukeseve masive në botë.
Tani, ‘Facebook’ ka 2.2 miliardë përdorues aktivë të cilët përdorin këtë platformë për të komunikuar mes vete për të ndarë fotografi dhe video, për të marrë informacione dhe shumë opcione të tjera që mundëson ky rrjet social.
Edhe pse Facebook, solli benifite të mëdha në mënyrën e komunikimit, ky rrjet komunikimi po përballet me një problem të madh të llogarive të rreme. Ata kanë treguar se ka mbi 3 miliardë llogari të rreme dhe se ky rrjet social solli edhe efekte negative psikologjike: si varësia dhe vetë-vlerësimi i ulët, pastaj mundësia për të shpërndarë lajme të rreme, dezinformata dhe keqpërdorim të të dhënave personale.