Qendra për Bashkëpunim në Ballkan LOJA (Center for Balkan Cooperation) #Center_LOJA , sonte (21.02.23), përmbyll ‘Festivalin e Filmit për të Drejtat e Njeriut’, një festival që u organizua në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në Maqedoninë e Veriut, në datat 7, 14 dhe po përmbyllet sonte, me datën 21 shkurt.
Duke marr parasysh faktin që hyrja ka qenë falas, të interesuarit kanë pasur mundësi të shohin nga afër filmat: ‘A house Made Of Splinters’ dhe ‘Aya’. Sonte, me fillim nga ora 18:00, në hapsirat e Center Loja, do të shfaqet filmi që përmbyll këtë festival “Backlash: Misogyny In The Digital Age”, me regji të Léa Clermont-Dion dhe Guylaine Maroist.
Të gjithë filmat do të shfaqen në gjuhë origjinale, me përkthim në anglisht.