Sot (21 shkurt), bota shënon ‘Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare’, me ç’rast UNESCO inkurajon dhe promovon arsimin shumëgjuhësh, të bazuar në gjuhën amtare ose në gjuhën e parë.
Është një lloj edukimi që fillon me gjuhën, të cilën nxënësi e zotëron më së shumti dhe pastaj gradualisht prezanton gjuhë të tjera. Në nivel global, 40 për qind e popullsisë nuk kanë qasje në arsim në një gjuhën që ata e flasin ose e kuptojnë. Por progresi është duke u bërë në arsimin shumëgjuhësh, me një kuptim në rritje të rëndësisë së tij, veçanërisht në shkollimin e hershëm dhe me shumë përkushtim për zhvillimin e tij, në jetën publike.
Shumë gjuhësia kontribuon në zhvillimin e shoqërive gjithëpërfshirëse që lejojnë kulturat e shumta, botëkuptimet dhe sistemet e njohurive të bashkëjetojnë. Tema e sivjetme e ‘Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare’ është “Edukimi shumëgjuhësh – një domosdoshmëri për të transformuar arsimin”, e cila përputhet me rekomandimet e bëra gjatë Samitit të Arsimit Transformues, ku theksi u vu gjithashtu në arsimimin dhe gjuhët e njerëzve indigjenë.