Në kuadër të projektit “Promovimi i diversitetit kulturor dhe mirëkuptimi përmes artit dhe përfshirjes së të rinjve”, sot (13.06.19) në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës, përmbyllet ekspozita me titull “Hyjnesha në Fron”.
Kjo ekspozitë kishte për qëllim promovimin e rolit të gruas në shoqëri në ruajtjen e trashëgimisë së paprekshme kulturore përmes artit dhe instalacioneve artistike, për një shoqëri diverse. Kjo ekspozitë vjen si rezultat i punëtorisë së të rinjëve/rejave nga komuna e Prishtinës, Gjakovës, Gjilanit dhe Mitrovicës Veriore, nën mentorimin e skulptores znj. Arjeta Miftari. Ekspozita realizohet nga Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis dhe është pjesë e grantit të financuar të projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë Kulturore”, i zbatuar nga UNDP në Kosovë dhe financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Stabilitet dhe Paqe.