Në këto ditë të nxehta e pushimi, ‘Aleanca Franceze’ në bashkëpunim edhe me ‘Kino ARTAMA’ dhe ‘Termokiss’, ofrojnë netë të mrekullueshme, me filma francez, të cilat do të shfaqen në qiell të hapur dhe do të jenë falas.
Ky rrugëtim fillon sonte (13 gusht), nga ora 20:00, ku në “Kino Armata” do të shfaqen: “ Les pieds verts (4’)” nga Elsa Duhamel si dhe “L’arbre (100’)” nga Julie Bertuccelli.
‘Kino n’shehër!’, vjen me edicionin e parë dhe do të vazhdojë deri më 29 gusht, ku çdo natë do të ketë shfaqje të filmave në ambient të hapur në ‘Kino ARMATA’ dhe në ‘Termokiss’.
Përgjatë netëve, do të shfaqen 14 filma për fëmijë dhe moshat tjera, të cilat trajtojnë tema rreth mjedisit, rinisë dhe ambientit.