Sot (13 gusht), në botë shënohet ‘Dita ndërkombëtare e majtakëve’ e cila u shënua për herë të parë në vitin 1992, duke bërë bashkë komunitetin e majtakëve për të rritur ndërgjegjësimin për avantazhet dhe disavantazhet e të qenit majtak.
Sipas shkencëtareve personat majtak kanë më të zhvilluar hemisferën e djathtë të trurit që lidhet me logjikën, arsyetimin dhe krijimtarinë duke i bërë ata më intelegjentë dhe më të talentuar.
Aktualisht, 10 deri në 13 % të popullatës në botë janë majtak, ndërkaq sipas studimeve të shumta meshkujt janë më të prirë të jenë majtak sesa femrat.
Disa nga të majtët e famshëm përfshijnë : Aristotelin, Mozartin, Leonardo Da Vinçi, Barack Obama Bill Gates e shumë të tjerë.
Për të shënuar këtë ditë, Radio KFOR-i zhvilloi një intervistë me Manik Begollin, një i ri nga Prishtina, i cili tregoi për veçoritë e të qenurit majtak:
“Kam filluar si fëmijë me shfaq shenja që do të shkruaj me dorën e majtë, por nga prindërit kam pasur përkrahje të plot, pra nuk ka pasur asnjë tendencë për të bërë ndonjë ndryshim. Nuk kam pasur asnjëherë telashe për këtë fakt, por jam ndjerë që jam pak më ndryshe nga shoqëria, sepse shumica shkruanin me dorën e djathtë, por duke u rritur është larguar ajo ndjenjë”.
Të gjithë jemi të veçantë në mënyra të ndryshme, prandaj majtakët duhet në këtë ditë të festojnë unikalitetin e tyre me këtë veçori.