Çdo vit me 20 dhjetor, në gjithë botën shënohet ‘Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Njerëzor’, që synon të bashkoj njerëzit pavarësisht diversitetit dhe dallimeve tona. Në këtë ditë, institucionet shtetërore të vendeve të ndryshme si dhe organizata joqeveritare që punojnë për të drejtat e njeriut, organizojnë aktivitete për të për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e solidaritetit njerëzor. Sipas Deklaratës së Mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara, solidariteti është ndër vlerat themelore që janë thelbësore për marrëdhëniet ndërkombëtare.
Me datën 20 dhjetor, të vitit 2002, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së themeloi Fondin Botëror të Solidaritetit. Objektiv i këtij Fondi të lartpërmendur, është që të zhdukë varfërinë në botë dhe përdoret gjithashtu për të promovuar zhvillimin social në vendet në zhvillim, veçanërisht në mesin e segmenteve më të varfra të popullsisë së tyre.
Në dhjetor të vitit 2005, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e identifikoi solidaritetin si një vlerë universale të njerëzimit.