– Më 21 dhjetor, të vitit 2019, kënga e interpretuar nga Mariah Carey “All I Want For Christmas Is You”, arriti që për herë të parë të klasifikohet në vendin e parë, në SHBA, 25 vjet pas publikimit. Kënga “All I Want For Christmas Is You”, ishte lansuar zyrtarisht në vitin 1994.
– Në këtë datë, të vitit 1989, artisti Carlos Santana dhe gruaja e tij Debbie, u bënë prindër të vajzës së tyre biologjike, Angelica Faith.
– Në po këtë datë, të vitit 1991, kënga “Bohemian Rhapsody” u rikthye në vendin e parë, në toplistat muzikore në Mbretërinë e Bashkuar, pas vdekjes së vokalistit, Freddie Mercury.