Situata epidemiologjike në vend, vazhdon të jetë dukshëm më stabile sa i përket infektimeve me Covid-19. Sipas të dhënave nga ‘Ministria e Shëndetësisë’, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 5 raste pozitive dhe fatmirësisht nuk ka asnjë vdekje. Gjithashtu siç mësuam nga raporti i Ministrisë së Shëndetësisë, vaksinimi anti-covid po vazhdon dhe gjatë kësaj periudhe janë administruar 17 vaksina.
Numri i të vaksinuarve në vend është mbi 1 milion e 800 mijë persona, derisa mbi 1 mijë e 800 persona, kanë marrë edhe dozën e katërt të vaksinës. Megjithatë, vazhdoni të jeni të kujdesshëm, sidomos në ambiente të mbyllura me shumë njerëz, lani duart sa më shpesh dhe dezinfektoni duart me alkool.