Siç njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), gjatë 24 orëve të fundit, nga 10 testime, janë shënuar 3 raste të infektimeve me CoViD-19.
Numri i rasteve aktive në mbarë vendin, është 21 persona. Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit, nuk njoftohet për ndonjë rast të humbjes së jetës, si pasojë e infektimit me CoVid-19. Numri total i vdekjeve të shkaktuara nga virusi CoVid-19, qysh nga fillimi i pandemisë në Kosovë, është 3.216 persona.