Dita e sotme i dedikohet transportit të qëndrueshëm dhe ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e transportit të qëndrueshëm në përpjekjet tona për të mbrojtur mjedisin dhe shëndetin e secilës krijesë të planetit tonë. “Dita Botërore e Transportit të Qëndrueshëm”, e cila mbahet më 26 nëntor të çdo viti, sjell në vëmendje sfidat dhe mundësitë që lidhen me përmirësimin e sistemeve të transportit për të zvogëluar ndikimin negativ në mjedis.
Kjo ditë ofron një mundësi të shkëlqyer për të diskutuar dhe për të ndarë ide për të përmirësuar infrastrukturën e transportit dhe për të përdorur teknologjitë e reja mbi zakonet e një udhëtimi më të pastër.
Ky vit shënon një hap të rëndësishëm drejt një transporti më të qëndrueshëm dhe të pastër. Të gjithë ne, mund ti bashkohemi iniciativave globale, të cilat bëjnë përpjekje për të krijuar një botë më të qëndrueshme përmes ndërgjegjësimit dhe veprimeve konkrete në “Ditën Botërore të Transportit të Qëndrueshëm”!