Kafshët shtëpiake ofrojnë shoqërinë, dashurinë e tyre të pakushtëzuar, besnikërinë, mbrojtjen dhe madje përfitimet shëndetësore. Ata janë anëtarë të familjes sonë. Ditëlindjet e tyre festohen. Ata marrin dhurata në festa dhe raste të veçanta. Për pronarët e përkushtuar të kafshëve shtëpiake, marrja e një dhurate për anëtarë e familjes së tyre me gëzof, vlerësohet jashtëzakonisht shumë. Nga një tas qeni që siguron ujë të freskët gjatë gjithë ditës, te një rezervuar apo akuarium peshku, për më shumë informata se çfarë i bënë kafshët të lumtur, Radio KFOR-i ka kontaktuar veterinarin e kafshëve, Selatin Mjeku: “Ofrimi i dashurisë dhe përkëdheljes për kafshët shtëpiake, është më i vlefshëm se gjithçka tjetër. Por sa i përket dhuratave, ekzistojnë disa faza, varet nga procesi i rritjes, e në këtë rast po flasim për qentë. Kur janë të vegjël, ata duhet me u ambientu me familje, duhet që t’ju dhurojmë kujdes individual, por që patjetër duhet ti blejmë ndonjë kukull lodër. Me kalimin e kohës ndryshon edhe forma e lodrave që kafshë parapëlqejnë. Tani ka lloje të ndryshme të lodrave, ku mund të fusësh edhe ushqime në to dhe atyre ju pëlqejnë shumë ato gjëra.”
Ka prova që bashkëveprimi me kafshët shtëpiake ul stresin e njerëzve, nëse kafsha është e trajnuar dhe sillet siç duhet. Ndërveprimet e mira kanë një efekt mjaft të thellë, duke shkaktuar ndryshime në oksitocinë dhe në beta endorfinë, që ndodhin në trupin e dikujt që e ledhaton një qen miqësor.