Stresi është një gjendje emocionale e tensionuar, një gjendje shqetësuese e theksuar, e cila është e pashmangshme në jetë. Edhe pse stresi në masë të vogël, është normal për jetë dhe i nevojshëm deri në atë shkallë sa nuk ndikon në kualitetin e shëndetit dhe jetës.
Efektet e stresit janë të ndryshe te çdo njeri, por ajo çfarë është e nevojshme të dimë, është mënyra se si të ruhemi nga stresi, si ta menaxhojmë atë, si ta reduktojmë dhe si të përballemi ndaj tij, andaj në vijim do ju njohim me disa shprehje nga njerëz me famë, të cilat janë të dedikuara për menaxhimin e stresit:
– Rob Gilbert: ‘Është normale të ndjeni flutura në stomak. Veçse bëjini të fluturojnë me radhë.’
– Vincent van Gogh: ‘Normaliteti është një rrugë e shtruar, është e rehatshme për të ecur por asnjë lule nuk rritet mbi të.’
– Mahatma Gandhi: ‘Armiku më i madh i njeriut është frika. Ne mendojmë se është urrejtja, por jo, është frika.’
– Oscar Wilde : ‘Jeni vetvetja. Të gjithë të tjerët janë të zënë.’
– John Lubock: ‘Ajo çfarë ne shohim, kryesisht varet nga çfarë ne kërkojmë.’
Kërkimet shkencore kanë gjetur që njerëzit të cilët menaxhojnë detyrat stresuese me pak humor, e marrin veten më shpejt në krahasim me njerëzit që janë gjatë gjithë kohës serioz, gjatë një pune stresuese.