Festat e fund vitit janë periudha më e këndshme e vitit, mirëpo shpeshherë edhe periudha më sfiduese për financat personale. Shpenzimet për dhurata, festa, udhëtime dhe shpenzime të tjera mund të shtohen shpejtë, duke sjellë pasoja në fillim të Vitit të Ri. Ja disa këshilla praktike për të shmangur shpenzimet e larta dhe për të nisur Vitin e Ri, mbarë.
Bëni plan buxheti – Vendosni një limit për dhurata, ushqime dhe aktivitete. Ndiqni atë strikt.
Prioritizoni nevojat – Shmangni blerjet impulsive; zgjidhni gjëra me vlerë të qëndrueshme.
Kurseni përpara – Vendosni një shumë mujore në një “fond festiv” përpara se të nisë sezoni.
Zgjidhni dhurata alternative – Dhuratat e përgatitura vetë, shpesh janë më të vlefshme dhe më ekonomike.
Festat duhet të jenë një kohë gëzimi, jo stres financiar. Planifikimi i mençur, kursimi i hershëm dhe vendimet e vetëdijshme mund t’ju ndihmojnë të shmangni pendimin financiar të janarit dhe të nisni Vitin e Ri me stabilitet dhe qetësi.







