Si është password-i? Kjo është pyetja që e dëgjojmë më së shumti sot teksa dalim për të shijuar një kafe qejfi me miq, familjarë, me të dashurin/dashurën etj.
Edhe pse sot interneti është bërë i domosdoshëm, megjithatë sociologët thonë se përdorimi i tepër i tij mund të shkaktojë dëm, sidomos brenda raporti të një çifti.
Lidhur me këtë temë, Radio KFOR-i pyeti disa dëgjues, se si ndikon interneti në marrëdhënien e një çifti?
-“Mendoj që interneti ka ndikim në lidhje si dhe në divorc, duke pasur parasysh që unë personalisht ndryshe shprehem drejtpërdrejt e ndryshe me shkrim.”
– “Në lidhjen e çifteve, interneti ka ndikim pozitiv, sidomos në lidhjet që janë në distancë, ndërsa sa i përket divorcit, nuk besoj që shkaktar është interneti.”
-“Besoj që interneti ka shumë ndikim në lidhjen e çifteve duke marrë parasysh që shumica e njerëzve sot e praktikojnë më shumë dialogun me internet sesa ballë për ballë. Unë mendoj që përdorimi i internetit e ka rritur numrin e divorceve.”
Besojeni ose jo, së fundimi një hulumtim i kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezultoi se shumë njerëz nëpër botë e konsiderojnë internetin më të rëndësishëm sesa ushqimin apo strehimin.