Qumështi i gjirit është burimi më i mirë i të ushqyerit, sidomos për foshnjat e porsalindura dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm për dobitë e shumta që ofron gji dhënia.
Por në mesin e shumë pikëpyetjeve që kemi në raport me pandeminë ‘Covid-19’, padyshim që kemi edhe pyetjen; se a mund të paraqitet ndonjë rrezik tek foshnja e cila ushqehet me gji, nëse nëna është e infektuar me korona virus?! Znj. Leonora Bajraktari, nënë e një vajze, shpalosi përvojën e saj personale në raport me të ushqyerit e vajzës së saj, në kohën sa ajo ishte e infektuar me virusin ‘Covid-19’: “Në fillim, kisha frikë shumë të madhe, nëse më duhej të ia ndërprisja ushqimin me gji, megjithëse vajza ime, ishte shumë e vogël dhe ushqim të vetëm kishte qumështin e gjirit, mirëpo falë pediatres sonë, e cila më siguroj që nuk ekziston ndonjë rrezik, unë vazhdova ta ushqej, por me kujdes të shtuar. Gjatë gjidhënies gjatë gjithë kohës e bartja maskën dhe pastroja duart shumë më shpesh e po ashtu pastroja edhe vajzën”, tha znj. Bajraktari.
Deri tani janë realizuar disa studime mjekësore, të cilat vërtetojnë që nuk ekziston ndonjë rrezik potencial i bartjes së virusit përmes qumështit të gjirit, nga nëna tek foshnja.