Sot, me 19 janar, duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në hapësirat e Klinikës së e Stomatologjisë (QKSUK) do të dhurohet gjak. Ky organizim bëhet nga Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Prishtina”, ku kryetari i saj, Gani Syla, në një intervistë për Radio KFOR-in tregoi më shumë për organizmin e ‘Dhurimit vullnetar të gjakut’: “Sot kemi organizuar dhurimin e gjakut në ndërtesën e stomatologjisë. Ne si Shoqëri Bjeshkatare Alpiniste “Prishtina”, organizojmë dhurim të gjakut çdo 6 muaj, pra dy herë në vit jemi dhurues vullnetar të gjakut. Dhurojmë gjak, shpëtojmë jetë, andaj ky organizim i sotëm është i hapur të për gjithë vullnetarët, të cilët me këtë rast i bëjnë mirë shëndetit të tyre dhe shëndetit të të tjerëve.”
Z. Syla njoftoi gjithashtu se kësaj radhe dhurimi i gjakut bëhet në hapësirën e Klinikës së e Stomatologjisë (QKSUK) me qëllim që sa më shumë qytetarë t’i bashkohen kësaj iniciative bamirëse.