Shkurti, është muaji i dytë i vitit, në kalendarin modern Gregorian dhe muaji i vetëm me më pak se 30 ditë. Shkurti ka vetëm 28 ditë, në vitet e zakonshme dhe 29 ditë, në vitet e brishta, si p.sh. 2024, 2028…
Muaji shkurt ishte emëruar sipas fjalës latine ‘februum’ apo fjalës ‘februa’, bazuar në emërimin e një festivali pranveror të pastrimit. Në Kalendarin antik Romak, muaji shkurt, nuk kishte ekzistuar fare. Në atë kohë, stina e dimrit ishte një periudhë pa muaj dhe në kalendar figuronin vetëm 10 muaj.
Janari dhe shkurti ishin shtuar në kalendar rreth vitit 700 para Erës së Re, kështu që kalendari do të përbënte një vit linear prej 355 ditësh. Më 450 para Erës së Re, shkurti u bë muaji i dytë i vitit.
Në ditët e sotme, muaji shkurt ndër tjera veçohet edhe si muaj i dashurisë, sepse me datën 14 të këtij muaji shënohet ‘Shën Valentini’, e njohur ndryshe si ‘Dita e të Dashuruarve’.