Shkolla e Mesme fillon si një periudhë tranzicioni për nxënësit, duke ndryshuar shoqërinë, ambientin e gjithashtu edhe metodën e mësimeve. Përshtatja e nxënësve gjatë këtyre studimeve mund të jetë e vështirë dhe të ndikojë direkt edhe në mësimnxënien e tyre.
Fatmirësisht, janë disa këshilla mjaft të vyera të cilat ndihmojnë në kapërcimin e kësaj gjendje, për të qenë të gatshëm për studime të mëtutjeshme. Lidhur me këtë, Radio KFOR-i ka intervistuar arsimtaren e Shkollës Profesionale “Ismail Dumoshi”, Shqipe Gashi – Rama: “Suksesi në shkollë të mesme sjellë edhe suksesin në arsimin universitar. Kjo periudhë mund të jetë sfiduese, por gjithashtu edhe mjaft profitabile për nxënësit. Suksesin e sjellë angazhimi edhe disa gjëra të tjera që ndihmojnë në arritjet e nxënësve, si: menaxhimi i mirë i kohës për aktivitete të ndryshme, përcaktimi i qëllimeve, duke punuar në përmirësuar aftësitë, pastaj është organizimi, i cili ndihmon në fokusim dhe vëmendje në orët e mësimit”, tha zonja Gashi-Rama.