Me afrimin e festave dhe ngjarjeve të veçanta, përdorimi i mjeteve piroteknike rritet ndjeshëm, prandaj ekspertët paralajmërojnë qytetarët, që të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin rregullat e sigurisë për të shmangur aksidentet e mundshme.
Për përdorim të sigurt të mjeteve piroteknike, rekomandohet:
– Leximi i udhëzimeve të prodhuesit para çdo përdorimi.
– Mbajtja e distancës nga njerëzit, kafshët dhe ndërtesat.
– Mos përdorimi i mjeteve piroteknike në ambiente të mbyllura ose pranë objekteve të ndezshme.
– Mbikëqyrja e fëmijëve dhe mos lejimi i tyre për të përdorur mjete piroteknike pa ndihmën e të rriturve.
Autoritetet përkatëse, theksojnë se përdorimi i kujdesshëm nuk është vetëm një masë sigurie, por është edhe një mënyrë për të bërë festat më të këndshme për të gjithë, duke shmangur rreziqet e panevojshme. Mesazhi kryesor është i qartë, shkëlqimi i spektaklit nuk duhet të marrë asnjë jetë, nuk duhet të ketë lëndime apo pasoja të padëshiruar.
Bëni zgjedhjen e zgjuar, përdorni mjetet piroteknike me kujdes dhe bëni që festa të mbetet një kujtim i bukur për të gjithë.







