Si çdo muaj tjetër edhe përgjatë muajit dhjetor, teatrot e ndryshme në Kosovë, artdashësve u ofrojnë shfaqje të ndryshme. Disa nga shfaqjet që do të jepen përgjatë kësaj jave, janë:
– Sot (16 dhjetor), Teatri Kombëtar i Kosovës, nga ora 20:00 ofron shfaqen e baletit “Tanzminiatura & Tangata”, me koreografi të Ricardo Fernandos.
– Të premten (17 dhjeto), Teatri Avdush Hasani në Pejë, nga ora 19:00, do të shfaqë komedinë “Nusja në thes”, me autor Hekuran Zhiti dhe me regji të Elma Doresit.
– Teatri Dodona, të shtunën (18 dhjetor), nga ora 12:00, do të jep shfaqjen për fëmijë “Eli” nga Dituri Neziraj dhe me regji të Fata Hysenit.
– Teatri Profesionist “Istref Begolli” në Pejë, nga data 14 deri më datën 18 dhjetor, do të jep shfaqjen “Nata e Dritave” e cila jepet me dy termine, nga ora 11:00 dhe nga ora 13:00.
– Të dielën (19 dhjetor), Teatri “Bekim Fehmiu”, në Prizren, nga ora 19:00 ofron shfaqjen “Andorra”.