‘Day of Reconciliation’ apo ‘Dita e Pajtimit’, që shënohet sot, me 16 dhjetor, është një festë në Afrikën e Jugut, që shënon rënien e sistemit aparteid. Ky sistem veçonte njerëzit e bardhë si më superiorë dhe njerëzit me ngjyrë, keqtrajtoheshin dhe nuk trajtoheshin në mënyrë të barabartë. Kjo padrejtësi në vendet afrikane, mori fund në vitin 1991, duke i dhënë fund këtij sistemi dhe duke krijuar barazi për të gjithë njerëzit që jetojnë në Afrikën e Jugut.
Kjo ditë, përveç se është e rëndësishme për Afrikën e Jugut, është e rëndësishme për gjithë botën pasi në këtë ditë u shkatërrua një sistem që shkelte të drejtat e njeriut dhe ndaloi padrejtësitë. Përderisa kjo datë është e rëndësishme në historinë e Afrikës së Jugut, kjo datë gjithashtu nderohet në të gjithë botën. Në fund të fundit, ne të gjithë mund ta vlerësojmë rëndësinë e ndërtimit të urave dhe të punës për pajtim.
Në ‘Ditën e Pajtimit’, gjëja më e mirë që mund të bëjmë, është të punojmë secili për të shëruar çdo plagë dhe të ecim përpara, në mënyrë që të arrijmë në një ditë, që askush të mos flas më për ngjyrën e lëkurës së tjetrit, sepse në tokë ekziston vetëm një racë, e ajo jemi ne, raca njerëzore.