Hapësira publike që promovon kulturë alternative dhe dialog shoqëror, “Kino Armata” në bashkëpunim me Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema do të ofrojnë së shpejti për dashamirët e filmit një ngjarje të rëndësishme kulturore.
Në kuadër të kësaj ngjarjeje, do të shfaqen disa prej filmave më të diskutuar të autorëve francez dhe të tjerë, para publikut të Prishtinës dhe Kosovës në tërësi.
Filmat nga seria e kinemasë bashkëkohore afrikane që do të shfaqen në Kino ARMATA mes datave 12 dhe 15 shkurt 2019 përfshijnë këta filma dhe orare:
E martë, 12 shkurt, 19:00h
“L’ARBRE SANS FRUIT” (2016), 52 min.
Regjisor: Aïcha El Hadj Macky
E martë, 12 shkurt, 20:00h
“LA SIRÈNE DE FASO FANI” (2015), 90 min.
Regjisor: Michel K. Zongo
E mërkurë, 13 shkurt, 20:00h
“MAMAN COLONELLE” (2016), 72 min.
Regjisor: Dieudo Hamadi
E premte, 15 shkurt, 20:00h
“LA PIROGUE” (2011), 87 min.
Regjisor: Moussa Touré