Faqja zyrtare e Teatrit të Qytetit të Prizrenit “Bekim Fehmiu”, ka njoftuar të gjithë artdashësit se në kuadër të aktiviteteve të shumta që realizohen e mbahen në këtë teatër, me datat 29, 30 dhe 31 janar, nga ora 19:00, do të jepet premiera e shfaqjes “Audienca”, me autor Václav Havel dhe në regji të Bashkim Ramadanit.
Në këtë shfaqje do të luajnë aktorët: Ernest Malazogu dhe Alban Krasniqi, ndërsa për tu realizuar sa më bukur kjo shfaqje, janë përfshirë edhe një numër i madh profesionistësh, si: producent Burim Mustafa, udhëheqës artistik Fatos Berisha, skenograf Burim Arifi, kostumografe Agnesa Malushaj dhe të tjerë.
Për të ndjekur premierën e shfaqjes “Audienca”, në Teatrin e Qytetit të Prizrenit “Bekim Fehmiu”, rezervimet mund t’i bëni në këtë numër telefoni +383 44 259 712.