Në gjithë botën, sulmet ndaj fëmijëve vazhdojnë pa u ndalur, sidomos në ato vende ku konfliktet janë në vazhdimësi, duke penguar të ardhmen e brezave të të gjithë fëmijëve, pa qasje në arsim, pa aftësitë e nevojshme për të kontribuar për vendin dhe ekonominë e tyre. E drejta e fëmijëve për arsim nuk mund të mbrohet në zonat e konfliktit, pa u mbrojtur vetë arsimi.
Pikërisht për këtë temë, për herë të parë këtë vit, me një vendim unanim, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, u ka bërë thirrje UNESCO-s dhe UNICEF-it për të shënuar “Ditën Ndërkombëtare për të Mbrojtur Arsimimin nga Sulmi”, duke rritur ndërgjegjësimin për gjendjen e miliona fëmijëve që jetojnë në vendet e prekura nga konfliktet.
Më shumë se 75 milionë fëmijë, të moshave nga 3 deri në 18 vjeç, jetojnë në 35 vende të prekura nga kriza dhe kanë nevojë urgjente për mbështetje arsimore.