Për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të forcuar përpjekjet në përgatitjet për shpërthime të mundshme të epidemisë, Kombet e Bashkuara kanë shpallur datën e sotme, 27 dhjetorin “Ditë Ndërkombëtare për Përgatitje Epidemike”, ditë kjo e cila për herë të parë u shënua në vitin 2020.
Siç ilustrohet nga sëmundja e vazhdueshme e koronavirusit (COVID-19), sëmundjet dhe epidemitë e mëdha infektive kanë ndikime shkatërruese në jetën e njerëzve, duke shkaktuar dëm në zhvillimin afatgjatë social dhe ekonomik. Prandaj “Dita Ndërkombëtare për Përgatitje Epidemike”, synon të rrisë ndërgjegjësimin, shkëmbimin e informacionit, njohurive shkencore dhe praktikave më të mira, edukimin cilësor dhe programet e avokimit mbi epidemitë në nivel lokal, kombëtar, rajonal dhe global, si masa efektive për parandalimin dhe reagimin ndaj epidemive.